Ballina Politika 1 milion lekë gjobë protestuesit në Korçë, Spaho ‘vë me shpatulla pas...

1 milion lekë gjobë protestuesit në Korçë, Spaho ‘vë me shpatulla pas muri’ Ballën: Jeni në krah të oligarkëve

34
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit ‘Për Policinë e Shtetit’.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

‘Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit’, u shpreh Spaho.
Balla tha se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.
‘Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj’, iu përgjigj Balla.