Krerë qeverish e shtetesh nga e gjithë bota i dërguan mesazhe mirënjohje e mbështetje presidentit amerikan, Joe Biden pasi njoftoi tërheqjen nga gara presidenciale. E vlerësuan si luftëtar për lirinë dhe demokracinë!
Mesazhe mirënjohje dhe mbështetje për presidentin amerikan Joe Biden nga liderë nga e gjithë bota, pas lajmërimit për tërheqjen nga gara për një mandate të dytë në zyrën Ovale.
Kryeministri britanik Keir Starmer që e takoi Biden vetëm pak ditë pasi mori mandatin se ai respekton vendimin e presidentit dhe mezi pret të punojnë së bashku për pjesën e mbetur të mandatit të tij.
Ai do të ketë marrë vendimin e tij bazuar në atë që ai beson se është më e mira për popullin amerikan,” shkroi Starmer në X.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha se se presidenti Biden “është një njeri i shkëlqyer dhe gjithçka që bën udhëhiqet nga dashuria e tij për vendin e tij. Si president, ai është një partner i kanadezëve dhe një mik i vërtetë”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Joe Biden si president I SHBA ka arritur shumë për vendin e tij, Europën dhe botë në reagimin pas vendimin e kreut të shtëpisë së Bardhë për tu tërhequr nga gara presidenciale.
“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, shkroi kancelari gjerman.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një reagim në X i shprehu admirimin presidentit Biden për atë që ai e cilësoi vendim të guximshëm dhe dinjitoz.
“Një gjest i madh nga një president i madh që ka luftuar gjithmonë për demokraci dhe liri”, shkroi kryeministri spanjoll, duke I dhënë vlera Biden për mbështetje e Ukrainës në Luftën ndaj agresionit rus të Putin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Biden për “mbështetjen e tij të palëkundur” në luftën e vendit të tij kundër Rusisë, me ndihmë ushtarake dhe mbështetje diplomatike, pavarësisht reagimeve të republikanëve.
Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e Presidentit Biden.”, shkroi zelensky.
Presidenti izraelit Isaac Herzog e përshkroi Bidenin si një “aleat të vërtetë të popullit hebre”, ndërsa ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se “mbështetja e palëkundur e presidentit të SHBA, veçanërisht gjatë luftës, ka qenë e paçmueshme”
Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në rrjetin X; “zoti President Joe Biden, shumë herë keni marrë vendime të vështira që e kanë bërë Poloninë, Amerikën dhe botën më të sigurt dhe demokracinë dhe lirinë më të forta.
Kryeministri I cekisë e cilësoi Biden një Burrështeti që I ka shërbyer vendit për dekada, ndërsa kryeministri irlandez tha se bota ka ndryshuar që nga fitorja e Biden në vitin 2020.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zgjedhjet amerikane do të mbahen pas katër muajsh dhe kjo sipas tij “është një periudhë e gjatë kohore gjatë së cilës mund të ndryshojë shumëçka.
Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të monitorojmë me kujdes atë që ndodh. Përparësi për ne është operacioni i posaçëm ushtarak,” tha Peskov, duke iu referuar luftës në Ukrainë.