Ka përfunduar dëshminë në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë. “Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e institucionit të drejtësisë.
Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet. Ajo mbërriti rreth orës 10:00 shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës. Ky i fundit vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme. Çështja e 21 janarit po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu.