Ballina Politika Kryebashkiaku Arbana, thirrje stafit të tij për legalizimet: Kush është i gatshëm...

Kryebashkiaku Arbana, thirrje stafit të tij për legalizimet: Kush është i gatshëm të vijë në terren me mua?

44
0

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një postim në rrjetet sociale ka treguar për mbledhjen që ka realizuar sot me administratën e bashkisë dhe thirrjen për t’ju bashkuar në terren për procesin e legalizimeve. Ndërkohë që Arbana ka bërë thirrje edhe për vullnetarë të cilët dëshirojnë  të kontribuojnë në komunitetin e tyre lidhur me këtë process.

Postimi i plotë:

Takim me punonjësit e bashkisë.

Sot realizova një takim me administratën e bashkisë për të folur për procesin e legalizimeve.

Ne kemi një shembull të mirë pune nga një pjesë e stafit që punuan me rindërtimin dhe me të njëjtin motivim do të nisim punën për legalizimet.

Kjo është sfida jonë e rradhës për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Pasi kaloi me VKB marrëveshja mes ASHK dhe bashkisë Shijak, nisim nga puna për procesin e legalizimit të çdo banese në territorin e Shijakut.

Mbledhjen e shoqërova me një thirrje: “Forca çuna dhe goca, do ia dalim! Kush është i gatshëm të vijë në terren me mua?

Dëshironi të kontribuoni në komunitetin ku jetoni, duke ju bashkuar stafit tonë? I bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Shijakut që duan t’i vijnë në ndihmë qytetarëve duke iu bashkuar në terren stafit të dedikuar të bashkisë, të paraqiten në zyrën e informacionit pranë bashkisë.

Vullnetarët e interesuar do të kenë mundësi të japin ndihmën e tyre për të evidentuar banesat informale në territorin e Shijakut dhe Njësive Administrative (banesa të ndërtuara pothuajse 20 vite më parë).

Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni stafit tonë!  Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

#BashkiaShijak