Ballina Rajoni Kryeministri kroat reagon pas aktit makabër në shtëpinë e pleqve

Kryeministri kroat reagon pas aktit makabër në shtëpinë e pleqve

19
0

Një rast i rëndë ndodhi sot në Kroaci, ku një person i armatosur ka vrarë pesë persona në një shtëpi të pleqve në Daruvar.

Raportohet se pesë viktimat humbën jetën në vend, kurse disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili tha u shpreh i tmerruar për atë që ka ndodhur.

“Jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e të plagosurve. Pres që autoritetet kompetente të vërtetojnë të gjitha rrethanat e krimit të tmerrshëm. Ministrat Bozhinoviq, Berosh dhe Piletiq do të shkojnë në Daruvar dhe në spitalin e Pakracit.”

Mediat kanë raportuar se sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por se u kap shumë shpejt nga policia.

“Personi që është i lidhur me krimin, është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje do të kryhet një hetim i drejtuar nga zëvendësi i prokurorisë së qarkut Bjellovar”, tha policia.

Televizioni rajonal N1 raportoi se sulmuesi është i lindur në vitin 1973, se ka qenë luftëtar në luftën e viteve ’90 në Kroaci dhe se është i afërm i njërit prej banorëve në shtëpinë e të moshuarve.