Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, kundërshtoi ashpër projektligjin “Për rregullimin e prodhimit, dhe tregtimit të armëve”, duke e cilësuar si ligj klientelist dhe kriminal.
Në Komisionin e Ligjeve, Çupi ngriti pikëpyetje duke pyetur socialistë cilët nga partneret tanë në NATO e kërkon këtë ligj?
“Ky është ligj me procedurë të përshpejtuar dhe ligj mafioz. Pse bëhet urgjent? Pse me partneritet publik? Kush është partneri i qeverisë që do të marrë prodhimin e armëve ? Armët janë sheshit dhe po vriten njerëzit. Ligji për prodhimin e armëve nuk jep asnjë garanci për sigurinë publike dhe kombëtare për buxhetin dhe pritshmëritë në të ardhurat e vendit dhe garancitë për mjedisin në vend. Armët janë sot sheshit. Çdo ditë vriten qytetarët nga kriminelë me armë. Pse e sillni urgjent, me kaq urgjencë? Cilët nga partnerët tanë në NATO e kërkon ketë ligj? A kemi të bëjmë me klientelizëm? Duket se edhe ky ligj është ligji i radhës i porositur nga oligarkët”