Identifikohen dhe procedohen penalisht dy autorët e dyshuar për zjarrvënie në Fier. Në Mallakastër është proceduar një person, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër.
Ndërsa në Fier është proceduar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri