Djali i 70-vjeçarit Fadil Hunda, i cili u qëllua pak ditë më parë me dy plumba brenda një lokali, ka deklaruar se i ati nuk është plagosur për shkak të një borxhi.
Romir Hunda ka deklaruar se ishte autori që i kishte borxh atyre dhe se ka dashur të marrë peng babain e tij.
Raportohet se 70-vjeçari pasi u qëllua me dy plumba nga autori Adil Hizdri ka neutralizuar 31 vjeçar, i cili sipas të birit donte ta merrte peng.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 18 korrikut rreth orës 19:30 në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu raportuan se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali dhe se plagosja e të moshurarit kishte ndodhur për shkak të një borxhi që i biri i kishte autorit.
Por, në pamjet e siguruara nga Panorama.al, plagosja ka ndodhur mes të rrugës dhe në prani të këmbësorve.
”Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:
A. H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.