Ballina Kronika ‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli...

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

101
0

Një tjetër skemë mashtrimi ndaj biznesmenëve është zbuluar nga Krimi Ekonomik, ndërsa kësaj radhe mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.

Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali.

Po të njëjtin biznesmen, të tre kanë tentuar ta mashtrojnë edhe me datë 17 korrik, por duket se në rastin e dytë biznesmeni e ka kuptuar që ishte një kurth dhe është drejtuar me një denoncim në polici.