Dy persona janë vendosur në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se u kërkonin para qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar nëpërmjet aplikacionit ‘Signal’ sikur ishin zyrtarë vendor.
Të arrestuarit janë Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa në kërkim është Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.
Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë.