Bayern Munich vazhdon merkaton dhe tani perpiqet te kryeje nje supergoditje tjeter pas Olise nga Crystal Palace. Ne fakt, sipas Fabrizio Romano dhe Fabrice Hawkins te RMC Sport, oferta e Bayern Munich për talentin francez Désiré Doué (qe do te luaje Olimpiaden) është 50-55 milion euro plus bonuse.
Edhe PSG do talentin francez të Rennes, por tani duhet të barazojë ose kalojë propozimin gjerman. Sakaq, Bayern po tenton akordin personal me sulmuesin e krahut.
Ndër produktet më të mira të Akademise së Rennes në vitet e fundit, në vitin 2022 Doué u bë lojtari i parë i lindur në 2005 që shënoi një gol si profesionist dhe lojtari më i ri francez që ka shënuar ndonjëherë në garat evropiane të klubeve. Ai është një ndërkombëtar i të rinjve për Francën, pasi ka luajtur për ekipin kombëtar në nivelet U17, U19 dhe U21.
Doué filloi të luante futboll me akademinë e të rinjve të Rennes në moshën pesë vjeçare në vitin 2011.
Ai e filloi karrierën e tij të lartë me rezervat e tyre në vitin 2021 dhe filloi të stërvitet me ekipin senior në shkurt 2021. Më 14 prill 2022, ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale deri në vitin 2024 dhe duke rinovuar me pas edhe per 2 vite te tjera.
Më 22 mars 2024, Doué bëri debutimin e tij për ekipin olimpik të futbollit të Francës në një ndeshje miqësore kundër Cote D’Ivoire, duke shënuar dy gola në një fitore 3–2.