Muzeu Etnografik i Krujës është restauruar përmes programit të BE “EU4Culture”, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Ky muze është një atraksion i rëndësishëm dhe ndër më të vizituarit nga turistët nga e gjithë bota, që dëshirojnë të njohin kulturën shqiptare.
Gjatë inaugurimit të tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se ky muze nuk do të përcjellë trashëgimin e pasur shqiptare ndër shekuj, por do të kthehet edhe në një burim ekonomik dhe të ardhurash për komunitetin këtu.
Ministri Gonxhja tha se do të ketë programe që zanatçinjtë të përcjellin këtë trashëgimi brez pas brezi dhe të rriten të vetëpunësuarit në këto sektorë.
“Ushtria që po mësyn Krujën në 2024 është Paneuropian përmes turizmit dhe Kruja po shfrytëzon potenciale e paimagjinueshme që ka. Trashëgimia kulturore është më shumë se objekt krenarie, por një motër zhvillimi. Turizmi kulturor ka shënuar rritje edhe më shumë se turizmi në tërësi. Numri i vizitorëve është rritur me 110 % më shumë në 6 mujorin e parë 2024 krahasuar me të njëjtin periudhë të 2023. Punimet e tezgjah, kostumet popullore janë zgjeruar edhe më shumë. Me një financim të BE në 2023 këto kanë akses edhe në shitjet online. Rinovimi i muzeut merr vlerë edhe më shumë me objektet 5 shekullore duke ofruar një kulturë të jashtëzakonshme. Do kemi mbështetje direket për zanatçinjtë dhe transmetimin e zanatit nga brezi në brez dhe të rrisim të vetëpunësuarit në këtë sektor. Ky program do të fuqizohet edhe më shumë duke u kujdesur me shtëpitë dhe i kthyer në bujtina duke i kthyer në ekonomi hoteliere dhe mikpritje. Këto objekte zhvillojnë më shumë qytetin dhe rrisin ekonominë në këtë zonë”, tha ai.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili tha se informimi dhe investimi në traditat kulturore na bën një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më bashkëpunues me njëri tjetrin.
“Një gur i rëndësishëm kilometrik në programim e BE për kulturën i lançuar pas tërmetit 2019. Qëllim ishte të promovonin kulturën dhe ekonominë e komuniteteve pasi të dyja ecin krahë për krahë. Kemi rinovuar 14 site të trashëgimisë kulturore dhe po punojmë në 9 site të tjera në Shqipëri. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rinovimin e ndërtesave por edhe të festojmë së bashku atë larmi e të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ky muze është një shembull i mrekullishëm i kësaj pasurie historike të Shqipërisë. Këto muze nuk janë vetëm të shfaq atë që është prodhuar me shkuj në Shqipëri por edhe të ruhen teknikat që janë përdorur dhe kjo trashëgimi kulturore të mund të përçohet në breza dhe të mos humbasë. Synimi i kësaj është mbështetja për artizanët dhe aktivitete e tyre të kenë peshë ekonomike. Kjo trashëgimi na ndihmon të kuptojmë identitetin shqiptar dhe kjo na bën më të hapur dhe të bashkëpunojmë më mirë mes nesh, duke krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse”, tha Gonzato.
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës dhe është monument kulture i kategorisë së I. Punimet restauruese nisën në shkurt të vitit 2022 si pjesë e projektit “EU4Culture” , pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 2019.
Projekti “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) për rijetësimin e siteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 2019.