Ballina Opinion Kamala Harris, gruaja që mund të shkruajë historinë e SHBA

Kamala Harris, gruaja që mund të shkruajë historinë e SHBA

61
0

Nga Spartak Ngjela 

Kur një grua e mençur e ditur dhe elokuente, ka aftësinë që në fjalimet e saj të ketë oratori të veçantë, theks autoritar dhe është edhe e pashme, ajo nuk mundet dot në politikë nga asnjë burrë apo princ qoftë ai.

Kamela Harris është një nga këto lloj grash.

Për herë të parë mendoj se do të kemi rastin të shohim një “Princeshë Romake” në elokuencë të lartë, veçse, jo në latinisht, por në anglisht.

Është hera e dytë, që në një perandori maskiliste si USA po del me një kandidate grua për të qenë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të jetë në fakt, risi evolucioniste në historinë e qytetërimit anglosakson, që sot është vetë struktura solide e qytetërimit modern. Dhe Harris ka një karrierë shumë të frytshme në politikë, se ka qenë senatore për katër vjet, dhe ka spikatur në ide dhe në elokuencën e saj në Senat. Por edhe në poste të tjera shtetërore, përsëri ka shkëlqyer, dhe prandaj sot është zv/presidente e Shteteve të Bashkuara.

Po gara për presidente, do jetë risi apo do të jetë në nivelin e saj si guvernatore?

Të shohim, por nga mënyra se si ka folur këto dy ditët e fundit, me një gëzim të brendshëm që i dallon në të gjitha gjestet kur flet, mendoj se do të kemi risi në oratorinë e saj politike.

Ka raste në historinë politike, që një grua e pashme, oratore dhe me humor shpotitës kundrejt kundërshtarit, që del në një fushatë presidenciale, si ajo e Shteteve të Bashkuara, sigurisht që do të na sjellë krijim në sistemimin e ideve, për të fituar postin e lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.