Ballina Politika Qasja politike e Shqipërisë në faktorin ndërkombëtarë, ambasadori i OSBE: Shumë agresive,...

Qasja politike e Shqipërisë në faktorin ndërkombëtarë, ambasadori i OSBE: Shumë agresive, s’ka ndryshuar në 30 vite

24
0

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran i ftuar në një intervistë televizive, e ka cilësuar politikën shqiptare agresive, sidomos mes vetë aktorëve politik.

Tarran, i cili ka qenë edhe më herët në Shqipërinë në vitet 94’ deri në 1998, tha se në tërësi gjatë këtyre 30 viteve të fundit, koha ka ndryshuar shumë aspekte të vendit tonë, që nga ekonomia e deri tek aspekti shoqëror.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë nga pikëmaja shoqërore dhe njerëzore. Fatkeqësisht Shqipëria ka ndryshuar nga pikëmaja politike. Ka aspekte që ende nuk kanë ndryshuar. Ka një lloj agresiviteti të shtuar mes aktorëve politikë.”-tha ambasadori.

Megjithatë në vazhdim të kësaj ambasadori tha se pavarësisht agresivitetit politik, ka aspekte pozitive, mes të cilave, qëllimi i përbashkët i politikanëve.

Tarran ju referua kështu përpjekjes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.