Ballina Kronika Bie nga kati i dytë i banesës, vdes fëmija 8-vjeç në Kamëz

Bie nga kati i dytë i banesës, vdes fëmija 8-vjeç në Kamëz

51
0

Një fëmijë 8 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati dytë i banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamëz në rrethinat e Tiranës, mbrëmjen e 23 korrikut, rreth orës 22:30.

I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.