Ballina Politika Protesta në aksin Thumanë-Kashar, Berisha thirrje qytetarëve për flakjen e trarëve të...

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, Berisha thirrje qytetarëve për flakjen e trarëve të rrugëve dhe përgjakje

134
0

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, Berisha thirrje qytetarëve për flakjen e trarëve të rrugëve dhe përgjakje

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të kauzës së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar. Përshëndetje dhe nderimin më të madh oratorëve të parlamentit të lirisë. Një përshëndetje të përzemërt sot banorëve të Mamurrasit, të cilët me një guxim, vendosmëri, u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit, i cili i ndëshkon ata në mënyrën më të padrejtë, me atë çka duhet të ishte shpërblimi dhe mirësia e tyre.

Me rrugën, me të cilën thjesht për të respektuar kushtet e autostradave dhe rrugëve superstrada, të cilat nuk mund të shndërrohen kurrë në ndëshkim për banorët ku kalojnë, por u garantojnë atyre akses të plotë, lirshmëri në lëvizje. Ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë. 21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon,”

Berisha: U bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë

Së pari, ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj. Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë.

Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama. Ndërkohë, zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend. Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie. Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve.