Ballina Europë Vdes turisti britanik, ra nga ballkoni i një hoteli në Qipro

Vdes turisti britanik, ra nga ballkoni i një hoteli në Qipro

84
0

Një turist britanik është gjetur i vdekur në Qipro pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli luksoz.

Pushuesi 45-vjeçar, i paidentifikuar, ishte duke qëndruar në një hotel në Paphos, në bregun jugperëndimor, kur tragjedia ndodhi në mëngjes, raportojnë mediat lokale.

Policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh që kishin pirë deri në orët e para të mëngjesit. Viktima u gjet i vdekur në kopshtin kryesor të hotelit në Kouklia, pasi kishte rënë rreth 10 metra poshtë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e trupit.