Ballina Europë Portugali/ Kisha Katolike do të dëmshpërblejë fëmijët viktima të abuzimit seksual

Portugali/ Kisha Katolike do të dëmshpërblejë fëmijët viktima të abuzimit seksual

20
0

Kisha Katolike e Portugalisë do të paguajë dëmshpërblime financiare “sipas peshës” së abuzimit seksual të shkaktuar nga anëtarët e saj pas publikimit të një raporti tronditës në vitin 2023.

Dëmshpërblimet financiare nuk synojnë “të fshijnë atë që nuk mund të fshihet”, por “duhet të jenë në përpjesëtim me peshën e dëmit të pësuar”, nënvizoi sinodi i peshkopëve në një deklaratë.

“Nuk do të jetë vetëm një dëmshpërblim ‘simbolik’”, sqaron sinodi i peshkopëve portugez, i cili publikoi këtë të enjte rregulloren për procedurën që duhet të ndjekin viktimat që kërkojnë dëmshpërblim.

Vendimi për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual, qoftë të fëmijëve apo të rriturve të pambrojtur, nga anëtarët e Kishës u njoftua prillin e kaluar.

Kërkesat për kompensim duhet të dorëzohen deri në fund të dhjetorit 2024.

Dëmshpërblimet do të paguhen nga fondi i sinodit të peshkopëve portugez të krijuar për këtë qëllim dhe do të financohen në mënyrë “solidarike” nga të gjitha dioqezat e vendit.

Një raport i publikuar në shkurt 2023, i porositur nga peshkopët, por i kryer nga një komision ekspertësh të pavarur, arriti në përfundimin se të paktën 4,815 të mitur ishin abuzuar seksualisht nga anëtarët e Kishës që nga viti 1950.