Ballina Kuriozitete Shkalla e litarit ‘më e frikshme në botë’ mban alpinistët varur në...

Shkalla e litarit ‘më e frikshme në botë’ mban alpinistët varur në 1000 metra lartësi

71
0

Dikujt i trazon stomakun, kurse të tjerë thonë se ‘u rrit adrenalinën’, por kjo shkallare spektakolare mes maleve të Norvegjisë i mban frekuentuesit e saj në ankthin e 1000 metrave lartësi dhe panoramës madhështore të natyrës së egër.

Shkalla me 120-hapa qëndron në 45-gradë harkim dhe prej saj mund të shihet maja e malit legjendar Hoven. Por për të arritur deri te ajo alpinistët e guximshëm duhet të ngjiten me kenbe në “Kalimin 2” të malit Hoven.

Rënia e saj thuajse vertikale quhet nga vendasit ‘Stigull’, dhe nuk rekomandohet për ata me zemër të dobët. Panorama malore postë saj është e gjelbër ndërsa majat e maleve të bardha nga dëbora.

Aktivisti grupit ‘Loen Active’, Per Helger Bø thotë se shkalla “nuk ka një nivel aq të lartë vështirësie sa mund të duket” edhe pse i lë përdoruesit e saj me ndjesinë e “të varurit në ajër”, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Per shton: “Inkurajojmë të gjithë amatorët e aventurës të provojnë Stigull për të marrë një eksperiencë të vërtetë të fjordeve tona.”

Si pjesë e ekskursionit alpinistët kalojnë gjithashtu në urën e varur me kavo Gjolmunne, që gjithashtu qëndron rreth 800 metra mbi nivelin e detit dhe është 150 metra e gjatë.

Ekskursionistët pasi ngjiten në majë të shkallares së litarit mund të relaksohen në restorantin Hoven ose më tej të shijojnë rrëshkitjet me kavo ‘zipline’ nga lartësia 1200 metra drejt niveleve me të ulëta.

Por megjtihë vështirësitë e arritjes së pavarur në majën e Hoven, udhëtimi mund të kryhet më thjesht për vetëm disa minuta