Ballina Sport Hoxha afër largimit nga futbolli kroat, Rijekës i ofrohen 3 milionë euro...

Hoxha afër largimit nga futbolli kroat, Rijekës i ofrohen 3 milionë euro nga skuadra arabe

79
0

Futbollisti shqiptar, Veldin Hoxha është afër largimit nga elita e futbollit të Kroacisë.

Siç raportojnë mediat kroate, futbollisti i Rijekës është afër të largohet pasi ka marrë një ofertë të mirë nga Shtetet e Bashkuara Arabe.

Klubi i Al Jazira ka ofruar plotë 3 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Hoxha është rritur në futbollit kroat, ku ka qenë pjesë e Akademisë së Rijeka-s që nga viti 2017, por një aventurë jashtë Kroacisë do ishte e mirë për të.

Mesfushori sezonin e kaluar zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat me Rijekan, duke shënuar kështu gjashtë gola dhe dy asiste.