Ballina Aktualitet Gjykata liron 11 të arrestuarit që luanin poker në lokalin e djalit...

Gjykata liron 11 të arrestuarit që luanin poker në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala, mea tyre edhe nipi i Flamur Nokës

29
0

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për 11 personat e arrestuar në lokalin e administruar nga Ylard Lala, vëllai i ish-deputetes së PS, Reme Lala njëkohësisht djali i biznesmenit Ymer Lala.

Bashkë me të u arrestua dhe djali i vëllait të deputetit të PD-së, Flamur Noka, Rexhep Noka i cili  u kap me 10 personat e tjerë në lokalin ku po luhej poker.

Ylard Lala rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës. Të arrestuarit u kapën në kuadër të operacionit “Poker 2”.

Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës “detyrim paraqitje” për të gjithë te arrestuarit kërkesë e cila u pranua nga gjykata

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.