Ballina Europë Grabisnin banka në Itali, arrestohet një shqiptar! Shpallet në kërkim bashkëpuntori i...

Grabisnin banka në Itali, arrestohet një shqiptar! Shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij! U sekuestrohet 13 kg hashash në banesë

66
0

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitje në banka, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim nga policia.

Karabinierët e Vittorio Veneto kanë identifikuar dy persona të cilët janë shqiptar, si përgjegjës për një grabitje banke dhe dy tentativa për grabitje të institucioneve të kredive.

Grabitjet e bëra nga dy shqiptarët të cilët janë cilësuar si kriminel të rrezikshëm, janë kryer midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit të kaluar.

Sipas mediave italiane, në shtëpinë e tyre në në Caorle, në provincën e Venecias, karabinierët gjetën dhe sekuestruan edhe rreth 13 kilogramë hashash.