Ballina Sport Hummels shtyn testet mjekësore para transferimit në Bologna

Hummels shtyn testet mjekësore para transferimit në Bologna

24
0

Ish-ylli i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels, nuk është paraqitur për të bërë testet mjekësore para një transferimi të mundshëm në Bologna në Serie A.

Ky veprim vjen pasi mbrojtësi dëshiron të shfrytëzojë disa ditë për të menduar dhe vlerësuar të gjitha aspektet e këtij transferimi të mundshëm.

Tridhjetë e pesë vjeçari kurrë më parë nuk është larguar nga Bundesliga, ndaj konsiderohet se vendimi nuk është i lehtë për të.

Hummels në qershor kishte njoftuar për largimin e tij nga Borussia Dortmund, klub në të cilin ka kaluar dymbëdhjetë sezone në dy periudha të ndryshme.