Ballina Kulturë Narcistët dhe terreni personal i veprimit!

Narcistët dhe terreni personal i veprimit!

19
0

Pse kaq shumë narcistë marrin punë udhëheqëse, pavarësisht faktit se ata shpesh dëmtojnë organizatën?

-Dihet mirë se njerëzit me tipare të forta narciste, shpesh duan pozita udhëheqëse dhe shpesh kanë sukses në këtë. Ata zakonisht e shohin veten si udhëheqës suprem, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë provë se sjellin rezultate më të mira si udhëheqës.

Përkundrazi, është dokumentuar mjaftë mirë se liderët narcisistë krijojnë një sërë efektesh negative për organizatën ku punojnë, shembull, ata zakonisht çojnë në më shumë mashtrime dhe sjellje joetike, mirëqenie negative për punonjësit me një produktivitet dhe inovacion negativ. Udhëheqësit narcisistë janë gjithashtu shpeshëherë  armiqësorë dhe shkatërrues në stilin e tyre edhe në raportet midis punonjësve…)

Pavarësisht nga efektet e shumta negative që posedojnë liderët narcisistë, në organizatat që ata drejtojnë, shumë prej tyre madje arrijnë të ngjiten në hierarkinë organizative dhe pozita të larta drejtuese. Shkalla e narcisizmit është më e lartë në mesin e menaxherëve të lartë sesa në mesin e menaxherëve të mesëm.

Prandaj, një pyetje e rëndësishme është;  pse dhe si narcisistët arrijnë kaq shpesh të marrin dhe mbajnë pozita udhëheqëse?

Studiuesit e njohur të fuqisë Charles A. O’Reilly dhe Jeffrey Pfeffer e kanë parë më nga afër këtë në disa studime. Ata nisen nga fakti se janë të ashtuquajturit narcistë madhështorë, ata që janë më të suksesshëm për t’u bërë udhëheqës! Narcistët madhështorë kanë vetëbesim të lartë, ata ndihen superiorë ndaj të tjerëve dhe kanë një nevojë të madhe për fuqi, status dhe admirim. Ata janë gjithashtu shpesh miqësorë, simpatikë dhe të aftë në komunikimin dhe ndikimin e të tjerëve. Por ata gjithashtu shpesh bëhen agresivë, sepse u mungon empatia kur ndeshen me kundërshtime ose kritika.

Vetë këto karakteristika ndihmojnë për të shpjeguar tre dallime të rëndësishme midis udhëheqësve narcisistë dhe jo-narcistë.

Së pari, narcisistët i shohin organizatat në një masë më të madhe si arena personale “politike”, d.m.th. arena që ofrojnë mundësi për të marrë statusin dhe admirimin që dëshirojnë duke manovruar përmes ndikimit dhe lojës së pushtetit në forma të ndryshme.

Së dyti, narcisistët janë gjithashtu më të motivuar për të marrë pjesë në lojëra pushteti dhe luftëra për pushtet. Nevoja për status dhe pushtet është aq e fortë, përderisa ata janë të gatshëm të bëjnë shumë më tepër përpjekje në lojërat e pushtetit sesa liderët që nuk janë narcisist.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme  është se, narcisistët janë gjithashtu më të aftë për të luajtur lojëra pushteti dhe për të ndikuar apo manovruar të tjerët përmes teknikave të dominimit. Një arsye e rëndësishme për këtë është se narcisistët janë gjithashtu të gatshëm të përdorin mjete më të ashpra dhe më agresive të  shfrytëzimit ose dëmtimit ndaj të tjerëve. Kjo prek jo më pak kundërshtarët dhe konkurrentët.

Nga vjen kjo gatishmëri për të shfrytëzuar dhe dëmtuar të tjerët në mënyrën më cinike?

O’Reilly dhe Pfeffer zbulojnë se një shpjegim i rëndësishëm për këtë është se narcisistët ndihen më pak fajtorë kur lëndojnë të tjerët. Përkundrazi, ata ndjejnë të drejtën të largojnë të tjerët me bindjen se po e bëjnë këtë me të drejtë.

Prandaj, ka shumë prova që shumë udhëheqës narcisistë e mbërrijnë këtë admirim, këtë fuqi dhe status, pikërisht nga karakteristikat e tyre personale narcisiste. Një organizatë është një fushë në të cilën ata aplikojnë dhe zotërojnë për të arritur qëllimet e tyre personale. Por, sikurse organizata ashtu edhe shumë punonjës shpesh lëndohen.

Është e rrugës që gjatë rekrutimit të menaxherëve, testimi i personalitetit që përfshin një vlerësim të shkallës së narcisizmit, duhet të jetë një element i natyrshëm dhe i rëndësishëm. Narcisistët madhështorë shpesh ekspozohen lehtësisht, njëherit edhe janë krenarë për veten dhe cilësitë e tyre me një bedim të plotë se këto cilësi që janë më idealet për një lider….) Autore e tekstit; Linda Lai /Profesoreshë në Institutin për Menaxhim dhe Organizim – nga norvegjishtja: Hamdi Rafuna/ H.R