Ballina Editorial Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

22
0

Nga Edmond Arizaj

1. Rama është ok, mban pushtetin në pozitë

2. Berisha është ok, mban pushtetin në opozitë

3. Deputetë “të spikatur” nga të dy krahët janë ok, mbajnë pushtet politik dhe më tej

4. Mendimtarët që prisnin mbrojtjen e demokracisë nga Berisha nuk janë ok, dolën naivë

5. Partitë e reja, duket se do të vazhdojnë të jenë të reja

6. Qytetarët që prisnin ndryshim figurash, prurje të reja të paktën nga opozita, do të zhgënjehen

7. Si vallë e sheh Ilir Meta një pothuaj “përsëritje” të marrëveshjes së 2008 për të cilën hyri në grevë urie?

8. Zgjedhjet sërish nuk do e kenë rezulatin brenda pak orësh, sepse marrëveshja nuk përfshin gjithë Shqipërinë në numërim elektronik

9. Teorikisht, një opozite përballë një pushteti 12 vjeçar, me ministra në burg e të akuzuar, me krerë bashkish në burg e të akuzuar, me drejtorë në burg e të akuzuar, besoj do t’i leverdiste një kod proporcional kombëtar, lista të hapura, vota e emigrantëve, numërim elektronik. Me sa duket nuk u ka interesuar

10. Kurreshtjet (e mia) e shtatorit: Çdo ofrojë në fushatë PD, që nuk e ka ofruar tashmë PS? A është karta e “duarve të pastra” motivuese për publikun? Kush do të jetë kandidati i PD për kryeministër, Berisha?!

Cili do të jetë kabineti qeverisës në hije i PD? Në daljet publike a do të vendosin krerët e partive synime dhe a do të premtojnë largimin nëse nuk i arrijnë? A do ketë akuza për vjedhje votash? (Lul Basha? Kush?!)