Ballina Politika ‘Shuplakë grupit të Berishës’/ Fatmir Mediu del kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor,...

‘Shuplakë grupit të Berishës’/ Fatmir Mediu del kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pazare për interesa të ngushta

47
0

Kreu republikan Fatmir Mediu, në nisje të seancës parlamentare, i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazare për interesa të ngushta, dhe nuk i shërbejnë aspak një procesi të lirë zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre me vonë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Mediu tha se do të ishte krejt absurde që të bëjmë ndryshime për zgjedhjet, për lirinë e votës, pa zhvilluar më parë një debat esencial. Në këtë kuadër, Mediu tha se këto janë pazare që nuk ndryshojnë aspak rrjedhën e zgjedhjeve të 2025.

“Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dhe pa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë.’ Tha Mediu.