Nga Eduard Zaloshnja
Nuk mund ta dimë se sa deputetë socialistë do të fitojnëmandatin parlamentar më 2025, por nga një sondazh kombëtarqë zhvillova para një muaji, më rezultoi se rreth 80 deputetësocialistë e siguronin mandatin. Kjo, nëse zgjedhjet do të ishinzhvilluar para një muaji.
Sipas Kodit Zgjedhor të ri, 47 nga këta 80 deputetë do të ishin tëparacaktuar nga kryesia e PS-së në listat e mbyllura. Ndërsarreth 33 deputetë të tjerë do të përcaktoheshin nga votuesit e thjeshtë socialistë, direkt nga listat e hapura.
Me pak fjalë, numri i deputetëve PS-istë të zgjedhjurdrejtpërdrejt nga votuesit e thjeshtë socialistë do të shkonte nga3 (që ishte më 2021), në rreth 33.
Po në PD si duket situata?
Edhe kryesia e PD-së, si çdo parti tjetër, do të ketë të drejtën tëhartojë një listë të mbyllur me 47 kandidatë të paracaktuar. Dhenë qoftë se PD arrin të sigurojë 47 mandate në zgjedhjet e ardhshme, të gjithë ata do të bëhen deputetë. Në qoftë se siguronndonjë më shumë se 47, mandati do t’i shkojë kandidatit ngalistat e hapura që ka marrë më shumë vota në qarkun përkatës.
Po në partitë e vogla si duket situata?
Vetëm të parët në listat e paracaktuara të secilit qark nga partitëe vogla mund të kenë ndonjë shans për të shkuar në Kuvend. Nëndonjë rast të rrallë, në ndonjë qark, mund të fitojë edhe i dyti nëlistë…
Konkluzion
Ndryshimi i fundit në Kodin Zgjedhor demokratizon shumëgarën për deputetë brenda mazhorancës, teksa asfikson garënbrenda opozitës…