Ballina Politika Fansat në Facebook masakrojnë Berishën pas marrëveshjes me PS për listat e...

Fansat në Facebook masakrojnë Berishën pas marrëveshjes me PS për listat e mbyllura: Mashtrues, pazarxhi, non grata që shite demokratët

27
0

Një ditë pas miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat duke mbrojtur paktin me PS dhe mbylljen e listave me 1/3. Por, pas kësaj deklarate fansat në Facebook e kanë masakruar Berishën për marrëveshjen e dakordësuar me Partinë Socialsite për listat e mbyllura.

‘Lumë’ komentesh kanë vërshuar në drejtim të ish-kryeministrit nga vetë fansat e tij, duke e quajtur atë një mashtrues, non grata, pazarxhi që shiti demokratët te Edi Rama.

Shqiptarja.com në një vëzhgim që bëri në reagimin e fansave të Berishës, shkëputi këto komente të tyre të cilët shprehin zhgënjimin e madh nga Berisha, duke i thënë se është thjesht një i pabesë që bëri pazar dhe tradhtoi demokratët duke i shitur te kryeministri Rama.

Disa të tjerë të irrituar me Berishën i thonë se demokratët i ka kundër dhe se në vitin 2025 jo vetëm që s’do të fitojë, por do humbasë thellë dhe s’do jetë më as përfaqësuesi i opozitës.

“Doktor, vetëm një gjë duhet ta dini ju dhe ata që janë rreth jush; janë zvogëluar shumë shumë ata që të besojnë verbërisht, ata tashmë janë pakicë e papërfillshme edhe si elektorat opozitar. Veprimet dhe aksionet tuaja politike kane qenë tërësisht ndryshe nga ato që ke proklamuar vitet e fundit. Me ata deputet dhe përfaqësues politik që ke rreth vetes, ka rrezik që në zgjedhjet e 2025 do e humbasësh edhe primatin e përfaqësuesit të opozitës, se për të fituar me atë ekip që ke tani as nuk bëhet fjale fare. Prandaj mos u përpiq t’u hedhësh hi syve elektoratit. Votimi i atyre ndryshimeve ishte turp dhe pabesi ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe atyre opozitar në veçanti”

“Po shumë entuziaste ishin disa deputetë te PD e të sigurtë në listat e ardhshme, sa harruan të paktën sa për sy e faqe te mos i thurnin lavde termet Gjiknurit madje dhe kryetarit të partisë siciliste …nëse të gjithë kandidatët për deputetët nga i pari i listës e deri te i fundit të kalojnë në sitën e anëtarësisë me një anëtar një votë diçka mund të rregullohet nëse jo , ky nuk është premtim i mbajtur por një marrëveshje midis PS dhe PD..format demokratike ekzistojnë edhe me këtë formulë, te shoh jam ne pritje…Rama nuk lëshon por çfarë përpjekje u bë për këtë?? Kush e ndërpreu protestën e deputetëve e cila nga dita në ditë po ndërkombëtarizohej???? Pikëpyetje sa të duash, asgjë nga premtimet e foltores.”

“Turp tju vije qe ketej thoni regjim e ketej ndani pushtetin bashkë”

“Mashtrues profesionist….bobo Mundohet mashtrimin ta paraqes si te vertet,demokratet e ndershem nuk votojne ty dhe hajduteve perreth”

“Qe ne momentin qe ju thonit ska zgjedhje me Ramen e nderkohe beni marreveshje ka marre fund ky muhabet!”

“I shite Demokratet te Rama kete here. Bashkove votat me Ramen! Pasi i shite te Luli, te Meta, te Greket, tani te Rama. Pazarxhiu pazarxhi mbetet!”

“Mashtrues mashtrus dhe vetem mashtrues demokratet e ndershem i ke kunder”

“Je i pa besueshëm o shoku NON GRATA , ti mendon akoma se ti je akoma ai i vitit 1990 1991 që ne të shihnim ty si drtita e diellit dhe të besonim për çdo fjalë që ti nxirrje nga goja jote!”

“Zhgenjim total! 1/3 e mbyllur eshte pabesi ndaj votuesve dhe siguron qe ata qe kane dy pare mend, nuk do votojne fare. Keshtu qe Ramoviçi na pason edhe Zahon me tej.”

“Po ja dha saliu se rama e mron nga drejtsia kjo dihet. ata jan bashk dhe man njeri tjetrin”

“QFAR MASHTRUSI”

“Ti o sali mundë të rreshë ata të tujtë ,por marrveshja që bëre me ramën, ishte edhe një tjetër pabesi që ju bëre demokratëve.ti je i pabesë për çdo kënd , dhe për çdo gjë.”

“Le ta shikojne ata qe ishin verbuar nga genjeshtrat e tua.por meqe doli hapur ortakeria me Ramen ik dhe lere PD rehat .leri te rinjte te marin fatet e pd ne dore se po e shfaros”, thuhet në disa prej komenteve.