Ballina Kronika Mbytet 50-vjeçari në bregdetin e Durrësit, plazhi i Rrushkullit

Mbytet 50-vjeçari në bregdetin e Durrësit, plazhi i Rrushkullit

25
0

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një burrë rreth të 50-ave. policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.