Ballina Politika Alibeaj thirrje për mosdekretim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kume: Ja çfarë...

Alibeaj thirrje për mosdekretim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kume: Ja çfarë ndodh në rast se Begaj kthen në Kuvend ligjin

29
0

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka reaguar në lidhje me reagimet kundër, ku Alibeaj dhe Basha i kanë bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të mos dekretojë ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kume përmes një mesazhi në ‘Facebook’ theksoi se pjesa e rëndësishme e këtij ligji është votimi nga jashtë vendit. Ai shtoi se sa me vonë të bëhet efektiv dhe i zbatueshëm ligji që pret të dekretohet nga Presidenti, aq më shumë rritet presioni negativ i kohës për suksesin e votimit nga jashtë.

MESAZHI I KUMES

Presidenti Begaj i kerkohet te mos e dekretoje ligjin per ndryshimet ne Kodin zgjedhor. Vete presidenca deklaron se nuk nxitohet dhe dekretimi i ketij ligji do te kaloje ne procedurat normale. Pjese e rendesishme e ketij ligj eshte votimi nga jashte vendit qe shpesh thuhet votim i emigranteve. Sa me vone te behet efektiv dhe i zbatueshem ligji qe pret te dekretohet nga Presidenti, aq me shume rritet presioni negativ i kohes per suksesin e votimit nga jashte. Ne rast se Presidenti e kthen ligjin ne Kuvend, shqyrtimi i dekretit te tij dhe natyrisht edhe mos pranimi i tij nga Kuvendi, i cili e votoi ligjin me 105 vota pro, do te behet ne fillim te sesionit te ri parlamentar, ne shtator. Pas kesaj Presidenti eshte i detyruar ta dekretoje ligjin ose ne se ai nuk shprehet per te, ligji hyn ne fuqi automatikisht. Pra., duke mos e dekretuar ligjin humbet vetëm kohë, e cila, si ka deklaruar edhe z. Celibashi eshte shume rendesishme per ta bere te zbatueshem dhe efektiv votimi e emigrateve. Sa me shpejte te dekretohet nga Presidenti ky ligj aq me mire do te jete per te gjithe kete proces votimi Kerkesa per te mos e dekretuar ligjin, e cila ne bazen e saj ka mosdakortesine me zgjidhjen qe Kuvendi miratoi per ceshtjen qe lidhet me votimin me lista te hapura eshte kerkese qe praktikisht nuk zgjidh asnje gje. E vetmja rruge per ta kundershtuar kete zgjidhje eshte gjykimi i saj prej Gjykates Kushtetuese. Ligji duhet te hyje ne fuqi sa me shpejte, Presidenti nuk ka pse te konsumoje gjithe kohen qe ligji i njeh. Eshte e nevojshme qe KQZ te kete sa me shume kohe per te pergatitur gjithcka qe duhet per votmin e emigranteve. Miratimi dhe hyrja ne fuqi e ligjit ju jep mundesine kundershtuesve te tij per t’ju drejtuar GJK.