Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, Policia e Lezhës ka zbuluar një tjetër zonë në Kurbin ku ishte kultivuar kanabis.
Dy kushërinjtë, Indrit Çoku, 31 vjeç dhe Arben Çoku, 54 vjeç, janë identifikuar si autorë të kultivimit të kanabisit.
Njëri prej tyre, Indrit Çoku është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndon akuza “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.