Ballina Sport Formula 1/ Mercedes bën ligjin në Belgjikë, Russell merr vendin e parë!...

Formula 1/ Mercedes bën ligjin në Belgjikë, Russell merr vendin e parë! Në pod Hamilton dhe Piastri, Verstappen i pesti

69
0

Çmimi i Madh i Belgjikës është fituar nga George Russell i Mercedes dhe në vendin e dytë shoku i skuadrës, Hamilton. Ndërkohë Oscar Piastri merr vendin e tretë dhe Ferrari me Carles Leclerc në vendin e katërt.

I penalizuar në provat zyrtare dhe me nisjen nga pozita e 11-të, Max Verstappen e mbylli i pesti duke lënë pas Lando Norris. Carlos Sainz me Red Bullin tjetër e mbylli në vendin e tetë.

Ndërkohë që në cirkuitin e Spa-Francorchamps gara ishte e luftuar dhe me rivalitet, duke mos munguar surprizat. Kështu Formula 1 mbyll gjysmën e parë të sezonit me Varstappen në vendin e parë, teksa pilotët do marrin pushimet për t’u rikthyer më 25 gusht me Çmimin e Madh të Holandës.