Ballina Aktualitet Gjykata e Lartë rrëzon gjyqtaren, lihet në fuqi vendimi i apelit që...

Gjykata e Lartë rrëzon gjyqtaren, lihet në fuqi vendimi i apelit që dënon ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

29
0

sh gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjka ka humbur sërisht betejën me drejtësinë, pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e saj, duke lënë në fuqi vendimin e apelit që e ka denuar me 4.6 vite burg.

Ky dënim sipas trupës do t’i konvertohet në shërbim prove për gati 3 vite me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e saj.

Po ashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Nga hetimi ka rezultuar se Apeli i korcës i ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka u shpall fajtore për akuzën ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria faktoi para togave të zeza, se ish-kolegia e tyre  mori një rryshfeti prej 6 mije euro për të liruar nga burgu një përsont arrestuar për trafik klandestinësh.

Provat zbuluan se shumën e parave e mori bashkëshorti i saj.