Ish kandidati për kreun e bashkisë Durrës dhe një nga politikanët më aktiv të PD në Durrës, Igli Cara ka reaguar lidhur me ndryshimet në qeveri dhe veçanërisht ndaj emërimit të drejtorit të Autoritetit Portual Pirro Vëngu si ministë Mbrojtje. Ai e ka quajtur këtë një shpërblim pasi i shërbeu KM për vjedhjen e pasurisë më të madhe kombëtare, portit të Durrësit, për mikun e tij, Alabbar. Sipas Carës shërbimi është 3 miliard euro pasuri, pa llogaritur edhe 2 miliard euro nga aparatë e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Carës
Nuk habitem nga ngritja në detyrë e Pirro Vëngu-t.
Dihet arsyeja.
Shpërblimi, pasi i shërbeu KM për vjedhjen e pasurisë më të madhe kombëtare, portit të Durrësit, për mikun e tij, Alabbar.
Jo pak por 3 miliardë euro pasuri kombëtare! Pa llogaritur dhe 2 miliardë euro nga paratë e shqiptarëve për ndërtimin e portit te ri.
E shperbleu, por një ditë drejtësia do të vijë në këtë vend!