9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det, janë shpëtuar nga policia.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.