Ballina Sport Lukaku pret lamtumirën e Osimhen nga Napoli, po stërvitet me programet e...

Lukaku pret lamtumirën e Osimhen nga Napoli, po stërvitet me programet e Contes

23
0

Romelu Lukaku është trashëgimtari i Victor Osimhenit për rolin e qendërsulmuesit të Napolit.

Që nga dhjetori i kaluar, pra nga momenti kur ai rinovoi kontratën me një rregullim të pagës në 10 milionë euro në sezon, sulmuesi nigerian dhe klubi italian e kanë ditur se do të përgatiteshin në verë për një lamtumirë.  Megjithatë, marrëveshja me Paris Saint Germain ende nuk është përfunduar.

Lukaku pret vetëm që Osimhen të zyrtarizojë largimin për t’u kthyer në punë me trajnerin që e lartësoi më shumë se kushdo.

Belgu punon me indikacionet dhe programet e Antonio Contes dhe stafit të tij, ndërsa pret që të zhbllokohet transferimi i sulmuesit nigerian te Paris Saint Germain. Dy javë para fillimit zyrtar të sezonit të ri, trajneri i Napolit kërkon qendërsulmuesin e tij.