Ballina Kronika Plagosi tre ditë më parë të birin, gjykata lë në burg 83-vjeçarin...

Plagosi tre ditë më parë të birin, gjykata lë në burg 83-vjeçarin Agim Shkullaku

25
0

Është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë për Agim Shkullakun 83-vjeçarin që qëlloi me çifte djalin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Seanca u mbajt rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 83-vjeçarin.

Pak ditë më parë, para grupit hetimor 83-vjeçari është shprehur se e ka plagosur djalin e tij në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga djali.