Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e ardhshme e Kuvendit. Ajo është propozuar nga kryeministri Edi Rama, në Kongresin e PS. Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm, do bëhët ministër i Shtetit.
Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete
Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu.