Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë banesës së një personi në Shkodër.
Lënda plasëse është hedhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës të shtetasit Robert Gera.
Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Gjatë natës rreth orës 03:32, janë djegur dy automjete në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”, sqaron policia.
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.