Ballina Sport Southgate ka gjetur një punë të re pas dorëheqjes nga Anglia

Southgate ka gjetur një punë të re pas dorëheqjes nga Anglia

30
0

Gareth Southgate ka lënë postin e përzgjedhësit të Anglisë pasi ‘Tre Luanët’ pësuan humbje në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës, por ai tashmë ka gjetur një punë të re.

Southgate mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, duke zëvendësuar atë kohë Sam Allardyce pasi u përfshi në një skandal të pronësisë.

Gjatë kësaj periudhe, Southgate udhëhoqi Anglinë në dy finale të njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian si dhe në gjysmëfinale të Botërorit, duke u bërë kështu përzgjedhësi më i mirë i Anglisë në shekullin e 21-të.

Anglia ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e tij, sidoqoftë, Southgate nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka gjetur punën e tij të radhës, sipas Daily Mail.

Ish-mbrojtësi i Aston Villës pritet që t’i bashkohet programit ‘Match of the Day’ si ekspert në kuadër të BBC-së, ndonëse ky medium do të ballafaqohet me konkurrencë për Southgate nga mediumi tjetër ITV.

BBC dëshiron që ta ketë Gary Lineker dhe Southgate së bashku për shfaqjen e tyre, pasi ky i pari kritikoi ashpër në disa raste anglezin për vendimet e tij gjatë Euro 2024.

Lineker kishte pretenduar se Southgate është ‘i paaftë taktikisht’ pas barazimit ndaj Danimarkës në fazën e grupeve.

BBC raportohet se dëshiron ta bëjë për vete këtë figurë të njohur për të festuar përvjetorin e 60-të të programit ‘Match of the Day’, pasi po synojnë ta zëvendësojnë Ian Wright për sezonin e ardhshëm.