Ballina Europë Çfarë po ndodh me Lojërat Olimpike? Ndalohet për të dytën ditë radhazi...

Çfarë po ndodh me Lojërat Olimpike? Ndalohet për të dytën ditë radhazi stërvitja e notit, ja arsyeja

16
0

Ndotja në lumin Senë ka bërë që për të dytën ditë radhazi të anulohet stërvitja e notit për sportistët olimpikë në Paris. Një deklaratë e lëshuar të hënën nga Paris 2024 dhe World Triathlon tha se testet kishin treguar se cilësia e ujit ishte ende nën një standard të pranueshëm dhe organizatat donin të “përsërisnin se përparësia është shëndeti i atletëve”.

Triathlon për meshkuj do të fillojë të martën dhe, nëse cilësia e ujit nuk arrin standardin e kërkuar në ditën e garës, garat e triathlonit kanë dy ditë të paparashikuara, 1 dhe 2 gusht, të përfshira në program. Në të kundërt nëse cilësia e ujit nuk vlerësohet e përshtatshme në ato ditë, këmba e notit e triathlonit do të hiqet dhe do të bëhet një duatlon, atletët do konkurrojnë vetëm me biçikletë dhe vrapim. Testet më herët në korrik treguan se lumi Senë ishte mjaft i pastër për not, por shiu i dendur në kryeqytetin francez të premten dhe të shtunën solli rënien e cilësisë.