Ballina Sport Conte pas fitores kundër Egnatias: Ndeshje me intensitet të madh

Conte pas fitores kundër Egnatias: Ndeshje me intensitet të madh

22
0

Antonio Conte ka folur për mediat pas fitores së Napolit në miqësoren e zhvilluar me Egnatian.

Trajneri i axurrëve u shpreh i kënaqur për ndeshjen, por tha gjithashtu që duhet të përmirësojnë disa gjëra më tepër.“Kishte intensitet të madh.

U kërkova djemve që të bënim së bashku fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Mendoj se fakti që nuk pësuam gol është i rëndësishëm për vetëvlerësimin tonë.

E përsëris, duhet të punojmë sepse mendimi im është që ne mund dhe duhet të përmirësohemi shumë, veçanërisht në menaxhimin e ndeshjes dhe në gjetjen e situatave për të cilat po stërvitemi.

Është logjike që futbollistët të mos kenë probleme, por ne duhet t’i lavdërojmë këta djem dhe të mendojmë se çfarë po punojmë. Në nivel taktik mund të kemi disa përmirësime shumë të mira”, tha ai.