Një 24-vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur me makinë.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e Jorgo Zhidro oficerët e policisë sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Strike 20”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.