Ballina Bota Kaos në plazh/ Pilivesat “pushtojnë” bregdetin, fëmijët tmerrohen nga frika

Kaos në plazh/ Pilivesat “pushtojnë” bregdetin, fëmijët tmerrohen nga frika

33
0

Një situatë paniku u shkaktua në një plazh të Rhode Island në SHBA kur një tufë pilivesa prishi qetësinë e pushuesve. Tufa e pafund e pilivesa pushtoi plazhin Misquamicut në Westerly të shtunën ndërsa pushuesit kanë kapur me video momentin.

Një re insektesh nisi të kalonte plazhin dhe të shqetësonte ata që në atë kohë po shijonin banjat e diellit apo pushonin në rërë. “Po shijoja një ditë të bukur në Misquamicut State Beach derisa patëm një apokalips,” tha Stephanie Martin për CVB.