Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është rikthyer në një rrëfim të dytë ekskluziv për një emision televiziv.
Ahmetaj ka zbuluar të reja tronditëse nga kupola e Rilindjes, e kryesuar dhe drejtuar me dorë të hekurt nga Edi Rama, të cilin Ahmetaj shpesh në intervistën e tij e qua ‘Kim Jong’.
Në rrëfimin e sotëm ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës ka treguar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit.
Biseda në studio:
Mirëmbrëma! Ekzaktësisht pas 6 muajsh, në një farë forme e paralajmëruar, rikthehem për të intervistuar, ish-zv/kryeministrin, ish-zyrtar shumë i lartë i qeverisë së PS, ish-numrin dy të Edi Ramës, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma!
Peka: Mirë se të gjeta sërish. Pyetja e parë për ju. Ju gjej në të njëjtat kushte? Kur them në të njëjtat kushte, në aspektin personal, emocional, të sulmuar, dhe kryesisht në aspektin ligjor.
Ahmetaj: Në aspektin personal, asnjë ditë nuk është si dita që kaloi, se ditët e mia dhe të familjes time janë tejet të vështira. Sigurisht që qytetarëve shqiptarë nuk ju interesojnë detajet e ditës time, apo të familjes time, por në të gjitha dimensionet, janë ditë të vështira në çfarëdolloj aspekti që do më pyesje. Në aspektin e vendosmërisë, pas sulmeve të fundit të SPAK me urdhër të kryeministrit…
Peka: Këtu do të flasim gjatë, por janë ditë të vështira. Mediat e Ramës, dhe konkretisht Report TV e Karlo Bolinos, është kujdesur që të fotografojë një banesë në Zvicër, ku në sytë e opinionit nuk jetoni ditë të vështira, por jetoni në luks. Si jeton Arben Ahmetaj?
Ahmetaj: Qesh. Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.
Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.
Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.
Peka: Jeni në alert. A ndjeheni i tërhequr, apo jeni njëlloj i motivuar për ti shkuar të drejtës tuaj, deri në fund. Po e them këtë sepse kjo është intervista e tretë, e dyta bashkë, dhe një intervistë deri diku e vjedhur nga kolegët e Report në RAI3, për të cilët do të ju pyes dhe më vonë, e cila ka krijuar jo pak turbullira në Tiranë, sidomos intervista e dytë.
Ahmetaj: Përsa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet. Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.