Ballina Kronika Malësi e Madhe/ I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin...

Malësi e Madhe/ I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari

19
0

Një 43-vjeçar banues në fshatin Goraj është vendosur në praga dyshohet se të shtunën e 27 korrikut, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, ku për pasojë u dogj edhe një pjesë e pyllit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:   

A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj.

Ky shtetas dyshohet se më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj. 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.