Ballina Politika “Ndryshimet në qeveri, syshkelje e Ramës ndaj Berishës”, Basha: Teatër-opozita e ka...

“Ndryshimet në qeveri, syshkelje e Ramës ndaj Berishës”, Basha: Teatër-opozita e ka shitur ndeshjen pa filluar

19
0

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, i komentoi ndryshimet në qeveri si syshkelje të Ramës ndaj Berishës, si pasojë e ujdisë që ka dalë në publik pas bashkimit të votave për amnistinë dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kthehemi tek ajo që po ndodh, sepse mesazhi për qytetarët ka anën e vetë të zezë, e vendosur në historikun e PD nga një grusht deputetësh të dalë me votat e demokratëve, por që në fakt nuk meritojnë të jenë as anëtarë.
E kam fjalën për ata deputetë që votuan për të liruar 117 të korruptuar të Edi Ramës, njerëz që kanë vjedhur fonde publike, që kanë fallsifikuar tendera, të përfshirë në afera korruptive, madje dhe njerëz të përfshirë në vjedhje votash të PD, të liruar me votat e këtyre deputetëve, të dalë me përpjekjen dhe sakrificat e demokratëve. Ndërkohë që kanë lënë në ndjekje penale qindra protestues të PD që janë ngritur kundër kundër këtij korrupsioni, kundër kësaj qeverie.

Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama. Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë. Në fakt edhe rokada e ditës së diel me anonimët e futur në qeveri, nuk është gjë tjetëtër veçse një syshkelje cinike, përgjigjja e Edi Ramës ndaj teatër-kërkesës së teatër-opozitës të Berishës për qeveri teknike, dhe trguesi më i qartë, cinizmi më i mprehtë, për t’i thënë njëri-tjetrit, dhe socialistëve s’ka pikë rëndësie kush ikën e kush vjen, këtu jam unë dhe Sali Berisha, i cili del dhe thotë mos gënjeni se deputetët nuk janë të popullit, janë të partisë. Pra në një moment tregohet i sinqertë, nuk janë as të partisë, janë të tijët persona, bodigardët e tij, kështu i përfytyron dhe i do deputetët.

Kjo është ana e errët e medaljes, e konfirmuar nga denoncimet tona, te raportet e Bashkimit Europian të e javës të kaluar, te raporti i Departamentit të Shtetit, ku ngrihet shqetësimi për amnistimin e të korruptuarve që nuk mund të ndodhte pa bashkuar votat Rama me Berishën.
Pa votuar deputetët e Berishës me Ramën, nuk liroheshin dot të korruptuarit e Ramës.

Pa bashkuar votat deputetët e Berishës me Edi Ramën, nuk mbylleshin dot listat, listat ishin të hapura.