Ballina Aktualitet U arrestua me Erzen Breçanin, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk...

U arrestua me Erzen Breçanin, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t’i ndryshojë masën e sigurisë

71
0

Gjykata e Posaçme ka refuzuar të lirojë nga paraburgimi Bujar Ajetin (Gjermizi) në hetim për vrasjen e dy vëllezërve Nela. Bujar Ajeti u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati dhe ish zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Në dosjen e SPAK, Germizi akuzohet se në bashkëpunim me Mustafin dhe shefin e Krimeve Gjoni ka planifikuar vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani të Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09 korrik 2024 kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:  Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar Ajeti (Gjermizi) dhe zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.”

Në përfundim të gjykimit, gjyqtarja Elsa Ulliri e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot

Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.