Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa xhaxhai tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhunuan një person dhe i dëmtuan makinën me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Selevec”, në fshatin Hoshtimë, Vlorë, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.