Ballina Europë Alpinisti 61-vjeçar gjerman u var në shkëmb për orë të tëra, ndihma...

Alpinisti 61-vjeçar gjerman u var në shkëmb për orë të tëra, ndihma arriti në momentin e fundit

31
0

Një alpinist nga komuna e Ruhpolding, në shtetin gjerman të Bavarisë, e gjeti veten në telashe të mëdha – dhe është një mrekulli që ai ia doli i gjallë.

Ai vendosi të kapërcejë seksionin sfidues në vargun malor që dominon në kufirin me Austrinë, por i mbivlerësoi aftësitë e tij. Ai mbeti “i mbërthyer” në një shkëmb të thepisur dhe kërkoi ndihmë për orë të tëra.

Shërbimi i shpëtimit bën të ditur se i pafati ishte i varur për një kohë të gjatë në një “shkëmb të lirshëm”. Ai u përpoq të thërriste për ndihmë në telefon, por nuk kishte asnjë rreze.

Se sa e rrezikshme ka qenë situata, tregojnë fotot e publikuara, pra video e shpëtimit me helikopter, raporton Bild.

Nuk thuhet saktësisht se sa kohë ai ishte varur, por kur u shpëtua ai ishte i dehidratuar dhe në kufijtë e fuqisë.

“Ai dëshpërimisht u mbajt pas shkëmbit të thepisur me duar dhe këmbë. Arritëm ta sigurojmë me litar dhe ta transportojmë në vend të sigurt”, është bërë e ditur.

Ai është transportuar menjëherë në spital dhe mjekët kanë deklaruar se nuk ka pësuar lëndime, por të rraskapitur.

Nga rruga, operacioni i shpëtimit u krye në një lartësi prej 1750 metrash.